UEFA është duke kërkuar një organizim perfekt dhe pa gabime për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Për këtë shkak, në këtë kampionat do të përdoret edhe një top i veçantë të quajtur “Fussball Liebe” apo në shqip (dashuria për futbollin). Ky top do ta ketë një mikroçip brenda, që do të përcaktojë sidomos pozicionet jashtë loje dhe prekjet me dorë.
Aty përfshihet teknologjia për herë të parë në një EURO, e cila ofron një pamje të çdo elementi të lëvizjes së topit dhe kontribuon në procesin e vendimmarrjes.
Mikroçipi do të funksionojë në lidhje me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve, që lejon krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve.
Këto pajisje iu tregojnë gjyqtarëve e VAR-it një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku godet topi në trup.
Pastaj referi vendos, nëse është e qëllimshme ose jo.Kjo risi do t’u lejojë gjyqtarëve të VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit.
Në këtë mënyrë, pozicionet jashtë loje mund të analizohen në kornizën më të saktë kur bëhet pasimi për sulmuesin, si dhe duhet të zvogëlohet koha e shpenzuar për zgjidhjen e incidenteve si goditjet me dorë dhe penalltitë.
Every week we publish exclusive content on various topics.